“Çdo këngë që e kam realizuar e kam pasur për qëllim…” – Vesa Luma i përgjigjet ndjekësit!

By

Këngëtarja Vesa Luma pas dy vitesh larg vendit të saj, u rikthye sërish në vendlindje.

Së fundmi, për ndjekësit e saj, ajo ka realizuar një sesion pyetjesh përgjigjjesh në rrjetin social Instagram.

Një nga ndjekësit e kishte pyetur se kur do të sjellë një këngë të re, ndërsa Vesa nuk ka hezituar aspak të përgjigjet.

“Çdo këngë që e kam realizuar deri tash e kam pasur për qëllim të i rezistojë kohës…kam shumë këngë që i kam realizuar këtë vit e që i kam hedhur në kosh të plehrave – thjeshtë s’kanë qenë ato të duhurat…tash që jam në tokën time besoj edhe frymëzimi është më pozitiv,” shkroi Vesa.

Këngëtarja ka dy vite që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm