Shumë prej jush mbase e mbani mend projektin muzikor debutues të Melinda Ademit, “Lulija”.
Aso kohe, reperja erdhi në bashkëpunim me Seven Saraqin, derisa kënga ishte hit i padiskutueshëm dhe i hapi dyert Melindës për suksese të mëtutjeshme.
Mirëpo, “Lulija” duket se është i vetmi kujtim i përbashkët i Melindës dhe Sevenit.
Kjo pasi që tanimë duket se Seveni është rreshtuar në krahun e ‘rivales’ së Melindës, Taynës.
Artisti që jeton në SHBA, ka publikuar remixin e këngës “Si ai” nga Marshmello, derisa Taynën e ka quajtur “mbretëreshë”.
Për ata që nuk e dinë, Tayna dhe Seveni kanë miqësi që daton prej më shumë se pesë vitesh.
Në anën tjetër, Seven dhe Melinda nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në mediat sociale.
A mund të jetë ky një sinjal se në të ardhmen mund të kemi një duet mes Sevenit dhe Taynës? Mbetet të shihet!