Pak javë më parë, Gold AG dhe Shyhrete Behluli sollën në diskografinë shqiptare një duet tejet të veçantë qoftë për temën por edhe për artistët që bashkëpunonin në të.
‘Dashnia e nanës’ për shumë pak kohë arriti pëlqyeshmëri të madhe në publik duke e reflektuar suksesin edhe në shikimet në Youtube.
Të ftuar në NIN të Klan Kosova, dyshja rrëfyen se ideja ishte e Arianit për një duet të tillë teksa ishte tema ajo që i ka pëlqyer Shyhretës në këtë krijim muzikor.
Të pyetur për mundësinë e versionit të dytë të këtij krijimi muzikor, Ariani dhe Shyhreti përjashtuan këtë opsion pasi sipas tyre një bashkëpunim i sërishëm i zbeh suksesin ‘Dashnisë së nanës’ që sic e cilësuan, është këngë që vjen rrallë.
E kjo këngë u performua për të parën herë në skenën e NIN nga dyshja. /Prive.al/