Stresi paraqitet në polici?

By

Reperi Stresi është paraqitur ditën e sotme në Komisariat dhe këtë e bëri të ditur përmes një videoje nga momenti kur futet brenda Komisariatit të Policisë në Tiranë.

Bazuar në pamjet e ndara nga Stresi, reperi është shoqëruar nga i ati.

E arsyeja se përse Stresi mund të jetë kërkuar, dyshohet se ka të bëjë me protestën e djeshme, të organizuar nga opozita, ku reperi mori pjesë bashkë me turmën.

”Hyrje, dalje sepse kur ska arsye ska, por ju lutem mos hidhni molotov drejt Policisë sepse mund ti dëmtoni, djem nënash janë dhe ata si ne. Q…robt godinës por jo individit, tha Stresi pos tjerash.

Artikuj të ngjashëm