Jo shumë kohë më parë u kthyen nga pushimet luksoze në Meksikë ku bashkë pritën edhe përvjetorin e parë të njohjes.
Por, Blero dhe Afrona, e posaqërisht kjo e dyta që jeton në Zvicër po qëndrojnë në ‘bisht të aeroplanit’.
Duket se nga fakti që nuk po munden të qëndrojnë në distancë prej njëri-tjetrit, çifti po takohen shpesh dhe kudo.
Impenjimet e Bleros me koncerte në Athinë, kanë bërë që Afrona të marrë rrugë drejt shtetit helen ku po shijojnë bukuritë dhe atraksionet atje.
Një rrugë e dy punë për këngëtarin. Punë dhe relaks me të dashurën. Ku ka më mirë ?! /Prive.al/