Çka iu tha Kidës dhe Xhensilës, Mozzik ?!

By

Me të dyja gjatë 2015-tës solli duete shumë të suksesshme.

‘Premtimet’ dhe ‘Ama dorën’ ishin dy prej hiteve më të mëdha të vitit të kaluar të cilat reperi Mozzik i solli me Kidën respektivisht Xhensilën.

E treshja duket se pas bashkëpunimit kolegial kanë konsoliduar një raport të fortë miqësie me njëri tjetrin.

Ata shpeshherë shihen bashkë, në rastet më të shpeshta në aeroplanë shkaku i koncerteve të shumta gjithandej ku flitet shqip.

“Ju thashë të dyjave ‘amani dorën’ se i mbaj ‘premtimet'” – është shprehur Mozzik në imazhin ku shihet me vajzat duke kombinuar titujt e dy krijimeve muzikore.

Të ketë qenë Mozzik nostalgjik për hitet e vjetshme ?! Ku i dihet, ndoshta të tillë mund të presim edhe sivjet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm