E papritura ndodh mes Taynës dhe Rinorit

By

Prej kohësh në përballje në distancë, duket se drama ka marrë fund mes Taynës dhe Rinor Hykollit.

Ata duket se kanë gjetur rrugën e pajtueshmërisë që të mos bllokojnë njëri-tjetrin.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, vetë menaxheri i deri tanishëm i këngëtares.

“Kemi nisur këtë rrugëtim bashkë dhe si çdo rrugëtim tjetër edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoi. Me të mirat e të këqijat, të dy kemi pasur sukses së bashku. Unë dhe Tayna jemi marrë vesh që nga ky moment që do vazhdojmë tutje rrugëve tona secili pa pengesa. Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur dhe gjitha të mirat”, shprehet ai në postim.

Krejt vonë, gjatë kësaj jave, Taynës i ishte hequr projekti nga të gjitha platformat dhe pa specifikuar arsye, bëri të ditur se nuk do jetë pjesë e Alba Festival. / Prive.al

Artikuj të ngjashëm