Gazetarja Iva Tiço ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë, me partnerin gjerman, me të cilin bashkëjetojne prej disa vitesh.
Ceremonia martesore është mbajtur në një hotel në Durrës, ku kanë qenë të ftuar një numër i ngushtë miqsh dhe familjarësh. Ndërkohë që janë publikuar dhe fotot e para të çiftit, teksa Iva shihet e veshur me fustanin e bardhë.
Iva ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut partnerin e saj, për të cilin tregohet shumë e rezervuar dhe në intervistat televizive. Edhe në intervista të mëhershme, ajo ka folur për dëshirën për të zhvilluar një dasmë, me pak njerëz.
“Unë dua në dasmë me shumë pak veta. Më duket më e thjeshtë për ta bërë me shumë pak veta. Kishim një listë të kufizuar që të iknim jashtë dhe të vinë vetëm një dorë njerëzish. Listën kam bërë dhe nuk kam provuar asnjë fustan. Unë kam në kokë një dasmë me jo më shumë se 30 veta.
Ishte 20 dhe pastaj bëra një listë me 30. Nuk kemi asnjë datë të përcaktuar sepse po të kisha një datë të përcaktuar do të kisha provuar fustanin. Familjet e të dyve janë të krye të listës, familja Peza dhe pastaj të tjerët”, ka thënë Iva në një nga intervistat e saj rreth një vit më parë. /zeri.ai