Zgjedhjet presidenciale në SHBA tashmë janë afruar dhe klima politike çdo herë e më shumë po bëhet më interesante.
Donald Trump si figurë kontraverse nga republikanët në njërën anë dhe një garë e fortë dhëmbë më dhëmbë në anën tjetër mes Clinton dhe Bernie Sanders po e bëjnë që ky proces të fitoj vëmendje në tërë botën.
E të shumtë janë edhe artistët që po pozicionohen në këtë garë. Ndër ta edhe Dua Lipa që një pjesë të madhe të kohës e kalon atje.
Bashkë me të dashurin e saj Isaac Carew, ajo ka shfaqur haptazi përkrahjen për Bernie Sanders, social demokratin nga demokratët.
Pavarësisht faktit që Hillary Clinton mund të duket si më e afërt me Kosovën falë ish-presidentit Bill, Dua ka bërë zgjedhjen në bazë parimore e racionale. /Prive.al/