Disa këngëtarë të estradës u ndaluan nga policia zvicerane, Rexha tregon se çka ndodhi atë natë

By

Disa këngëtarë të estradës u ndaluan nga policia zvicerane para disa netësh teksa po performonin në një nga klubet shqiptare atje.

Lidhur me këtë në Klan Kosova ka folur këngëtari Labinot Rexha, i cili ishte i pranishëm aty në momentin kur autoritetet zvicerane ushtronin kontroll në lokal.

“Është normale, policia çdo pesë apo 10 vjet organizon raci në disko, klube të natës, serbe, turke, boshnjake, shqiptare por edhe në Shisha Bare.

Kontrolla pati atë natë edhe në klubin e njohur “Boleros”,tha ai.

Ai shpjegoi se disa këngëtarë u mbajtën në hotel për disa orë derisa i treguan pasaportat.

“Këngëtarë si Sinan Vllasaliu, Eugena Aliu, edhe reperi që nuk po ia mbajë në mend emrin…. Don Phenom, i kishin harruar pasaportat në hotel, që ishte 10 kilometër larg. Nuk janë ndaluar për 48 orë, por për disa orë derisa ata i treguan pasaportat e tyre. Sinani Vllasaliu ka diskutuar pak më ashpër”, tha ai në Kosova Today.

Rexha shtoi tutje pasi u kryen kontrollet pas 45 minutash u lejua që të vazhdonte koncerti.

Artikuj të ngjashëm