Shkurte Gashi ndihmon gjyshin të shkojë në Haxh (FOTO)

By

Për besimtarët myslimanë, shkuarja në qytetin e shenjtë të Mekës e në Haxh, është njëra ndër 5 shtyllat e fesë islame që kërkohet të përmbushen, po qe se janë kushtet.

Shkuarja në vendin e shenjtë, sigurisht është e kushtueshme dhe jo gjithsecili mund ta përballojë pavarësisht dëshirës për ta vizituar vendin.

Por kur ke një mbesë si këngëtarja Shkurte Gashi, kjo bëhet e mundur sa hap e mbyll sytë.

Ajo e ka financuar udhëtimin e gjyshit të saj për pelegrinazh në Mekë, ndërsa tani ai është kthyer bashkë me të gjithë të tjerët që nga mbarë bota e kryen këtë ritual fetar.

“Është nder për mua që ma dha Zoti mundësinë të të ndihmoj të shkosh në Haxh Babgjyshi im Haxhi Isuf, falënderoj të madhërishmin që të dha jetë ta gëzosh këtë ditë në moshën 93 vjeçare! Krenar me ty! 
Urime Haxhillaku Babgjyshi im!”, ka shkruar ajo në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm