Këngëtarja Rita Ora mbrëmë ka qenë e pranishme në eventin e organizuar nga Princi i Wales, Charles. Në këtë vizitë të rëndësishme Rita ka përmendur vendin e lindjes gjatë bisedës me Princin.
“Çfarë nderi i madh kur bisedova me Princin e Wales për vendin tim të bukur Kosovën” – ka shkruar Rita.
Përpos këtyre fjalëve në diçiturën e këngëtares shihet edhe fjalët: “Ambasadore krenare”, titull me të cilin u dekorua Ora nga e para e vendit, Atifete Jahjaga.
Ambasadorja e Kosovës shumë shpejt do të hap edhe me shkollën rreth artit në Prishtinë./Prive