A keni dëgjuar për vajin e kastorit dhe efektin e tij në rritjen e qerpikëve?
Vaji i kastorit del nga bima Ricinus communis dhe është i njohur për përdorimin që në Egjiptin e lashtë dhe gjithë përfitimet në lëkurë e çështjet e bukurisë.
Ka shumë pikëpyetje apo dyshime në lidhje me këtë çështje, pra nëse vërtet vaji i kastorit ndikon apo jo në rritjen e qerpikëve.
Dermatologia Aleksandra Brown thotë se nuk bëhet fjalë për rritje reale të qerpikëve, por për forcim dhe trashje të tyre.
Sipas Brown, vaji i kastorit përmban 90% acid ricinoleik, i cili ka përmbajtje të lartë trigliceridesh që ndihmojnë në hidratimin dhe forcimin e qerpikëve, ndërsa përdorimi i shpeshtë i këtij vaji i bën qerpikët të duken më të trashë dhe më të plotë.
Natyra hidratuese e vajit të kastorit ndihmon në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm për forcimin e tyre, ndërsa ka edhe veti antimikrobike dhe anti-mykotike te qerpikët.
Ka dy mënyra për të përdorur vajin e kastorit te qerpikët: aplikimi i vajit direkt në qerpikë ose përdorimi i një produkti që përmban vajin si një përbërës kryesor.
Mënyra më e mirë sipas dermatologes është përdorimi i këtij vaji direkt në qerpikë.
Si fillim hidhni disa pika vaji në pjesën e qepallave të syve, i mbuloni me pak fasho dhe më pas i shpëlani. Bëjeni shpesh këtë ritual për të parë rezultatet në fund.