Është zbuluar shkaku i vdekjes së Richard Lewis.
Aktori dhe komediani i njohur vdiq nga një sulm në zemër të martën në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Ai ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare.
Sipas një certifikate vdekjeje të marrë nga The Blast, Richard vdiq nga “arresti kardiopulmonar”, i cili shpesh ndodh te individët me sëmundje të arterieve koronare.
Shkaku dytësor i vdekjes së yllit të “Curb Your Enthusiasm” u rendit si “sëmundja e Parkinsonit”.
Në prill të vitit 2023, Richard zbuloi se ai ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit. Ai gjithashtu tregoi se kishte katër operacione të njëpasnjëshme që rrodhën nga një sërë çështjesh shëndetësore.