Bashkëshortja e Kanye West trondit me veshjen e saj në Paris, rrezikon gjobë ose burg!

By

Modelja australiane, Bianca Censori përballet me një dënim me burg ose gjobë prej 15,000 euro pasi u vesh në mënyrë eksplicite në një shëtitje me bashkëshortin e saj Kanye West në Paris, kryeqyteti francez.

Censori nuk veshi asgjë përveç një palë getash të tejdukshme gjatë një udhëtimi me West të martën.

Sipas Mirror, arkitektja 29-vjeçare ekspozoi ijën dhe barkun e saj të zhveshur në fotot tronditëse të kapura nga paparacët.

Gjithashtu u raportua se ajo nuk kishte veshur këmishë apo sytjena nën një pallto leshi të prerë ndërsa u kthye në hotelin Ritz me bashkëshortin e saj pasi kaloi një kohë të mirë në Fendi.

Por tani është zbuluar se çifti në dukje nuk ishin në dijeni të ligjeve për mirësjelljen e qarkut.

Neni 222-32 i kodit penal të marsit 1994 thotë: “Shfaqja e qëllimshme seksuale në sy të të tjerëve në një vend të aksesueshëm për vështrimin e publikut dënohet me një vit burg dhe njëqind mijë franga gjobë”.

Gjoba rezulton të jetë rreth 15,000 euro (13,000 £), ndërsa lakuriqësia në vetvete nuk është e barabartë me paturpësinë, ligji shton: “Akuza është formuluar në atë mënyrë që të përjashtojë çdo mundësi për procedim kundër personave që praktikojnë naturizëm në vende të përcaktuara posaçërisht për këtë qëllim.”

Megjithatë, Mirro tha se nuk ishte hera e parë Bianka përballej me telashe pasi ajo rrezikonte një gjobë prej 10,000 eurosh ose burgim, për shëtitjen “praktikisht të zhveshur” nëpër Itali vitin e kaluar.

Artikuj të ngjashëm