Ndahen Chiara Ferragni dhe Fedez?

By

Shumë thashetheme kanë qarkulluar ditët e fundit për ndarjen mes Chiara Ferragni dhe Fedez.

Sipas mediave italiane, reperi është larguar nga shtëpia të dielën. Lajmi është konfirmuar edhe nga Corriere della Sera.

Sipas asaj që ndodhi, baza e ndarjes janë problemet e fundit ligjore të biznesmenes dhe mosmarrëveshjet mes të dyve që filluan pas Sanremos vitin e kaluar .

“Që nga Sanremo e vitit të kaluar, historia e dashurisë mes të dyve ishte përkeqësuar, por ndikuesja kishte shtyrë çdo vendim për të qenë pranë burrit të saj të sëmurë”.

Një lojë akuzash në të cilën Fedez ngriti tonin e konfliktit ndërsa ajo u përpoq të mbante situatën nën kontroll. Më pas reperi iku në Miami me ndihmësin e tij dhe më në fund u largua nga shtëpia.

Storyt e publikuara nga Fedez orët e fundit në Instagram tregojnë një shtëpi ndryshe nga apartamenti luksoz në Milano, ku Chiara dhe Federico u shpërngulën nëntorin e kaluar./Prive.al

Artikuj të ngjashëm