Mbrëmë startoi Big Brother VIP Kosova 2.
Banori i parë që hyri në shtëpi ishte ishte këngëtari i njohur shqiptar Blero Muharremi. Ai u shpreh se po hynte në shtëpi si beqar por shumë i dashuruar.
E kjo deklaratë e tij pos që nxiti reagime në rrjet, nxiti reagime edhe nga banorët.
Ditën e sotme kur të gjithë banorët po bisedonin në oborr, Gani Germia me shaka lëshoi një kunj për Bleron.
“Pju tregoj që nëse nuk martohet Blero edhe këtë javë, se që dy javë nuk është martu jom ba marak. Une nuk ja boj perhaj pa e ba 1 vit martesë,” tha Ganiu.
Ky kunj për Bleron vjen pas ndarjeve të tij, vitin e kaluar artisti u nda nga gruaja e tij, Afrona Dika, e më pas bëri bujë për një tjetër romancë të re, duke u shprehur më i dashuruar se kurrë më parë dhe u nda sërish së fundmi. /Prive.al
@shqiprietnik #ganigermia #blero #bigbrother #visardermaku #bigbrotherkosova ♬ Originalton – babaivet