Këngëtari Arian Agushi, përmes një postimi ka bërë të ditur se mbrëmë është arrestuar në Athinë.
Reperi ka thënë se në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.
“Mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend“, tha ai.
Shihni në poshtë postimin e tij të plotë. /Prive.al