Getinjo dhe Vivien, të dy ish-banorë të Big Brother VIP Kosova 1, janë ndarë.
Pas disa muajve bashkë, ata i dhanë fund lidhjes dhe së fundmi, Vivien u shfaq në media duke bërë deklarata rreth ndarjes.
Ajo tha shkaku i ndarjes ishte varësia e reperit në bixhoz, dhe se reperi nuk dha aq sa duhet për lidhjen.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i artistit i cili e pranoi se është i varur por tha se kurrë askush nuk është dëmtuar nga ai.
Poashtu, ai ka lënë një koment poshtë videos ku flet Vivi e përlotur duke thënë se është penduar që e dashuroi dhe që e njoftoi me familjen.
Madje ai tha se e ka ditur se Vivi është ‘fiks kështu’ dhe se asaj nuk i eci plani.
Lexoni deklaratën e tij më poshtë./Prive.al