Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit emërohet zëvendës president i UEFA-s

By

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, është bërë shqiptari i parë që merr një pozicion të lartë në Shtëpinë Evropiane të Futbollit (UEFA). Duka është zgjedhur nënkryetar i UEFA-s, njoftoi të martën FSHF.

Vendimi për zgjedhjen e Dukës u mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili e zgjodhi njëzëri në postin e numrit dy të qeverisë evropiane të futbollit. Kjo është një tjetër arritje e madhe për Dukën, i cili muajin e kaluar u zgjodh për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në kongresin e mbajtur në Lisbonë të Portugalisë. “Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nga sot do të jetë edhe nënkryetar i UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili me votë unanime zgjodhi presidentin Duka në postin e numrit dy të qeverisë europiane të futbollit. Një vendim që vjen natyrshëm, duke parë kontributin e madh të Presidentit të FSHF-së ndër vite dhe përvojën e tij në menaxhimin e futbollit tashmë në Europë”, shkruan ndër të tjera FSHF. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm