Ishte paralajmëruar që në verë të vitit të kaluar që do të publikohej me videoklip. Por ‘Tiger’ nuk u lançua asnjëherë pasiqë u anulua si projekt.
E gjitha ndodhi për shkak të largimit të Ronelës nga labeli ku kishte nënshkruar kontratë, por në Prive Hajati tregoi se do e nxjerr si këngë pasiqë është e saj.
Edhe pse nuk është tërësisht e përfunduar ‘Tiger’ tashmë vetëm në versionin e videos me tekst është në YouTube.
Por derisa ‘Tiger’ tashmë po dëgjohet në YouTube, Ronela Hajati ka këngën e re gati që do rrjedh nga ‘Malagata’ e cila është punuar në RedBox Studio me klip të Pro Video e do të jetë në treg në muajin mars.