Pak kohë më parë, modelja Lorena Haliti zbuloi se është në pritje të ëmbël, pa u mbushur viti nga lindja e djalit.
Ajo dhe partneri i saj, Ami, nuk kanë pritur gjatë për të zgjeruar familjen e cila do të ketë… EDHE NJË DJALË!
Lajmi është bërë i ditur sot përmes një forme të veçantë të zbulimit të gjinisë.
Ndryshe nga çka mund të keni parë deri tani, komunikimi çiftit i ka ardhur nga ajri, me aeroplan.
View this post on Instagram
‘Është djalë #2. Urime Lorena & Ami’, shkruhet në banderolën e ngjitur në fluturake.
Lorena pasi krijoi familje është shkëputur nga jeta publike krah partnerit të saj, Amit, një shqiptar i ri në të 30at, i përfshirë në bioteknologji përmes kompanisë së tij EvolveGene.
Shumë urime! /Prive.al