Ribashkohet pas 20 vjetësh çifti shumë i dashur për ndjekësit

By

Këngëtarja Ashanti dhe reperi Nelly janë rikthyer së bashku më shumë se 20 vjet pasi ishin çift.

Dyshja u lidhën për herë të parë në vitin 2003 dhe u ndanë një dekadë më vonë. Të dy konfirmuan se janë edhe një herë së bashku.

Ashanti mori pjesë në MTV VMA Awards të së martës mbrëma, ku Nelly po performonte dhe mbante një foto të saj dhe Nelly-t nga kur morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në vitin 2003.


Gjatë një interviste me E! News, Ashanti u pyet nëse ajo dhe ylli i “Hot in Here” ishin përsëri në një lidhje.

Pas disa të qeshurash, ajo u përgjigj “Dua të them…po.”

“Mendoj se na befasoi të dyve. Nuk ishte asgjë që ishte planifikuar.”

 

Artikuj të ngjashëm