Para pak dite e bëmë publik lajmin se Leonora Jakupi është bërë bashke me reperin Gold AG për projektin e ri.
Bëhet fjalë për një këngë me motive patriotike që do të publikohet me rastin e Pavarësisë së Kosovës.
Klipi është xhiruar të enjten në qytetin e Prizrenit. Edhe paraqitja e Jakupit do të jetë në kuadër të këngës.
Një veshje me karakter kombëtar është realizuar nga Valdrin Sahiti teksa të tjerat nga Flutura Dedinja.
Për grimin dhe flokët e këngëtares janë përkujdesur bashkëpuntorët e saj, Studio Sellma dhe Kaci.