Sipas një raporti, Ricky Martin po kërkon kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve të tij me bashkëshortin Jwan Yosef.
Çifti njoftoi të enjten se ata po ndaheshin pas gjashtë vitesh martesë – por thanë se ata janë ende të përkushtuar ndaj “rritjes së përbashkët” të fëmijëve të tyre.
View this post on Instagram
Në kërkesën e divorcit të Martin të paraqitur të mërkurën, të siguruar nga People, këngëtarI kërkoi kujdestarinë e përbashkët të vajzës Lucia dhe djalit Renn.
Martin është gjithashtu babai i djemve binjakë 14-vjeçarë Matteo dhe Valentino, të cilët i mirëpriti përpara se të martohej me Yosef.
Martin renditi “dallimet e papajtueshme” si arsyen e divorcit nga Yosef.
Sipas dokumenteve, Martin do t’i paguajë gjithashtu mbështetje bashkëshortore Yosef, si dhe tarifat e tij të avokatit.
Këngëtari duhet “ende të përcaktojë natyrën dhe shtrirjen e plotë të aseteve dhe detyrimeve të pronave të veçanta të secilës palë” bazuar në paramartesën e tyre, shtoi gazeta.
Që kur u publikuan lajmet për ndarjen e tyre, është raportuar se dyshja ishin në një martesë të hapur, sipas Daily Mail.
“Si shumë çifte, Ricky dhe Jwan patën një marrëdhënie të hapur për pjesën më të madhe të martesës së tyre,” tha një burim i përshkruar si një mik i ngushtë i Martinit për gazetën. “Kjo funksionoi për ta, derisa nuk funksionoi më”.
“Në fund, ata vendosën se ishte më e mira për ta, për mirëqenien e tyre dhe për fëmijët e tyre nëse do ta përfundonin atë miqësisht”, ndau burimi.