Ky frut vere nxit humbjen e peshës

By

Qershitë janë një nga frutat më të njohura dhe për arsye të mirë. Ato janë të shijshme dhe përmbajnë vitamina, minerale dhe komponime të shumta bimore me efekte të forta shëndetësore. Sipas Healthline, konsumimi i rregullt i këtij fruti ka disa përfitime.

Siç shpjegojnë dietologët, qershitë përmbajnë pak kalori dhe shumë lëndë ushqyese, veçanërisht fibra, vitaminë C dhe kalium, të cilat në shumë mënyra kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit tonë. Përkatësisht, vitamina C është e nevojshme për ruajtjen e sistemit tonë imunitar dhe shëndetit të lëkurës, ndërsa kaliumi nevojitet për tkurrjen e muskujve, funksionin nervor, rregullimin e presionit të gjakut dhe shumë procese të tjera kritike të trupit.

Qershitë gjithashtu janë një burim i mirë i fibrave, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e sistemit tonë tretës të shëndetshëm duke inkurajuar bakteret e dobishme në zorrë dhe duke nxitur tretjen e rregullt. Në këtë mënyrë ndihmojnë në rënien në peshë, pra ruajtjen e peshës së dëshiruar trupore, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv .

Ky frut është i pasur me antioksidantë dhe komponime anti-inflamatore, dhe përmbajtja e lartë e antioksidantëve mund të ndihmojë në luftimin e stresit oksidativ, një gjendje që lidhet me sëmundje të shumta kronike dhe plakje të parakohshme.

Në fakt, një studim zbuloi se ngrënia e qershive redukton në mënyrë efektive inflamacionin në trup. Qershitë janë veçanërisht të pasura me polifenole, një grup i madh kimikatesh bimore që ndihmojnë në luftimin e dëmtimit të qelizave, reduktojnë inflamacionin e mundshëm dhe në këtë mënyrë promovojnë shëndetin e përgjithshëm. Në fakt, një dietë e pasur me polifenole mund të na mbrojë nga shumë sëmundje kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, rënien mendore dhe disa lloje të kancerit, transmeton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm