Me anë të një video në Instagram, Gjiko dhe Buta zgjodhën të paralajmërojnë se diçka e re po vjen.
Ata dëgjohen duke thënë se ‘ditë të zeza po vijnë për juve’ duke zbuluar kështu se dyshen i bënë bashkë një tjetër bashkëpunim.
“Manuali” titullohet projekti i cili i bëri bashkë dy yjet e muzikës, bashkëpunim i cili do të publikohet me datë 4 qershor. Gjithashtu, xhirimet për videoklipin e këngës kanë nisur. /Prive.al