Johnny Depp ishte në qendër të vëmendjes në Festivalin e Filmit në Kanë – por nuk ishte vetëm performanca e tij në “Jeanne du Barry” që i bëri njerëzit të flisnin.
Fotot e aktorit kontrovers duke ecur në tapetin e kuq të martën pushtuan shpejt internetin, me shumë fansa të fokusuar tek dhëmbët e tij të “kalbur”.
“Dhëmbët e Johnny Depp fjalë për fjalë po kalben”, ka shkruar një fans përkrah fotove të aktorit.
“Filmi i ri i Johnny Depp, #JeanneDuBarry, debuton me një rezultat metakritik prej 51, një vlerësim F,” shtoi një tjetër.
“Rezultati është aktualisht po aq i verdhë sa dhëmbët e tij. Urime!”
“Duke parë atë foto të dhëmbëve të Johnny Depp në tl, thjesht më prishi disponimin. Më mjafton Twitter për mua,” tha një tjetër.
Edhe pse përdoruesit e Twitter nuk ishin të emocionuar nga paraqitja e Depp në festivalin e filmit, shikuesit e filmit nuk mund të ngopeshin prej tij.