Iggy Azalea po e çon karrierën e saj në përmbajtjen për të rritur në një nivel tjetër.
Pasi iu bashkua OnlyFans në janar, reperja ka vendosur të publikojë një kasetë seksi në dyqanin e saj zyrtar të mallrave, si çdo mall tjetër.
Me sa duket, tashmë është shitur. Është video e saj e parë seksi e lëshuar në shitje, edhe pse jo e para që gjendet në internet, pasi ajo u përfshi në një skandal seksual në vitin 2014, pas këngës së saj hit ‘Fancy’.
Në fakt, në atë kohë, ish-partneri i saj Hefe Wine ishte në bisedime me kompaninë pornografike Vivid për të tregtuar një video për të rritur. Megjithatë, Iggy mohoi se ajo ishte gruaja në kasetë dhe hodhi poshtë një ofertë të supozuar me gjashtë shifra nga CEO i Vivid, Steve Hirsch.
Por e gjithë kjo është pas saj dhe ajo tani është një nga krijuesit më të mëdhenj të OnlyFans, me mbi 4 milionë dollarë të fituara që kur hapi llogarinë e saj. Ajo aktualisht i ngarkon abonentët 25 dollarë në muaj, por përdoruesit duhet të paguajnë më shumë përmes shitjeve për të hyrë në gjëra më seksi.
Iggy Azalea publikon kasetën e saj të parë seksuale në OnlyFans dhe nëse i jep bakshish prej 250 dollarësh, bëhesh ‘VIP’ për 12 muaj, e cila përfshin një foto ekskluzive falas dhe disa përfitime të tjera të panjohura. Për më tepër, ajo së fundmi ka shpjeguar se për çfarë i shpenzon fitimet e saj në platformë.
“Unë po i shpenzoj paratë për makina, jahte dhe diamante. Dhe as nuk ndihem keq për këtë”, ka shpjeguar ajo në rrjetet e saj sociale, duke theksuar se plani i saj i vetëm është të pasurohet. /Prive.al