Vogue publikon prapaskenat, Dua Lipa bëhet gati për Met Gala

By

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe njerëzve në tapetin e kuq të Met Gala.

Artistja nga Kosova e kishte të veshur një fustan të modës së lartë Chanel të vjeshtës 1992 nga Karl Lagerfeld, i cili fillimisht ishte veshur në pasarelë nga Claudia Schiffer.

Fustani tregon aftësinë e Lagerfeld për të krijuar dizajne të përjetshme.

Kujtojmë se Met Gala, ose Met Ball, i quajtur zyrtarisht Gala e Institutit të Kostumeve ose Përfitimi i Institutit të Kostumeve, është një gala vjetore për mbledhjen e fondeve që mbahet për të mirën e Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në New York City.

Vogue ka përgatitur një material që shfaq këngëtaren shqiptare teksa bëhet gati për mbrëmjen madhështore. Ndiqni të plotë videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm