Projekti më i ri muzikor nga këngëtari Butrint Imeri “Diskoteka”, është publikuar në mesnatën e kaluar dhe vetëm për pak orë është kthyer në sukses.
Kënga që nga publikimi është pëlqyer jashtëzakonisht dhe brenda pak kohe ka arritur të kalojë shifrën e një milionë klikimeve në platformën Youtube.
Nëse ende nuk e keni dëgjuar dhe parë klipin ne ju ftojmë që ta ndiqni me volum në maksimun duke klikuar më poshtë. /Prive.al