Sulmohet Zhaklina Lekatari, gazetares i thyhet makina!

By

Zhaklin Lekatarit, opinionistes në Big Brother Vip i kanë dëmtuar makinën në parking. Burime për JOQ ALBANIA, bëjnë me dije se Zhaklina e ka pasur të parkuar makinën në një nga parkingjet tek stadiumi Dinamo.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryhen hetime. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur edhe për shkak të debateve në Big Brother.

Mbrëmjen e djeshme, ajo pati një debat të fortë me Kiarën, ish-banore e BB Vip, e cila mbrojti Luizin, pas disa debateve të ndodhura.

Pista kryesore ku po hetohet flitet që është kjo e debateve në Big Brother. JOQ Albania ka siguruar edhe fotot, ku Zhaklina ngushëllohet për ngjarjen nga një mikeshë e saj, teksa në vendngjarje shihen edhe efektivët e policisë.

  

Artikuj të ngjashëm