Emina Çunmulaj ka përgatitur një surprizë të bukur për të parëlindurën e saj Ella Faria.
Vogëlushja është edhe bekimi i saj i parë i modeles dhe bashkëshortit të saj.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo zbuloi se ka dekoruar dhomën e vogëlushes e cila sapo të zgjohet do ta shohë.
Gjithashtu ajo më pas ndau edhe disa momente nga lindja e Ellas duke publikuar disa fotografi me dedikime të bukura.
“Në këtë ditë para 7 vitesh përjetova ndjenjën më magjike. Faleminderit që më bëre nënën tende”, shkroi ajo në një postim.
“Jeta nuk do të ishte kurrë më e njëjtë që në momentin që të mbajtja në krahë”, shkruan Emina në një tjetër postim.
Shihni më poshtë. /Prive.al