Mbresa dhe Melisa s’flasin më, Blasta reagon papritur

By

Mbrëmë përmes rubrikës ‘E vërtetë, e pavërtetë’, Prive raportoi se dy shoqet e ngushta të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Melisa dhe Mbresa i kanë prishur punët mes vete.

Pavarësisht fjalëve të mëdha për shoqërinë e tyre, raporti mes vajzave nuk kaloi as testin e parë të botës jashtë.

Melisa ishte e para që e hoqi Mbresën gjatë javës nga Instagrami, teksa pastaj njëjtë veproi edhe Mbresa.

Në këtë ‘rrugë’, Melisa po ashtu hoqi nga rrjetet Blastën, me të cilin pati shkëndijë dashurie përgjatë qëndrimit në shtëpi dhe pak pas daljes.

E ky i fundit ka bërë një reagim që duket se flet shumë.

Mbrëmë vonë, Blasta ka ndarë lajmin me ndjekësit duke kërkuar ‘falje’.

Çfarë ka dashur të thotë ai?

Mesa duket, gjithmonë sipas versionit të Blastës, ai është shkaktari i prishjes së raporteve mes vajzave.

As Melisa e as Mbresa nuk kanë komentuar mbi zhvillimin duke preferuar që ta kalojnë pa i dhënë më tej vëmendje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm