Konkurenti i Big Brother VIP Kosova, Andi Artani sonte është vendosur përballë një sfide nga Vëllai i Madh’.
Telefoni ka cingëruar edhe sonte dhe ai që e ka hapur ka qenë Andi.
“Vëllai i Madh” e ka vendosur Andin para një vendimi, se a do të vendos që të gjithë finalistëve t’u ndahen nga 10 mijë euro nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh.
Andi është përgjigjur menjëherë dhe ka zgjedhur finalistët të marrin nga 10 mijë euro.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.