Zbulohet e ftuara e parë V.I.P në dasmën e Bleros dhe Afronës

By

Një detaj nga dasma e madhe që pritet të ndodh në shtator është zbuluar.

Dyshja e njohur, këngëtari Blerim Muharremi dhe modelja Afrona Dika, do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre gjatë muajit shtator, saktësisht me datën 21.

Dhe tashmë ata kanë zbuluar se do kenë mbi 600 të ftuar, shumë të famshëm në mesin e tyre dhe kanë bërë publike edhe se si do duken ftesat e dasmës.

Të veçanta dhe me një dizajn të lezetshëm, dyshja tashmë kanë nisur të shpërndajnë ftesat e dasmës tek miqtë e tyre.

Ndër të parat vajza të famshme që kanë zbuluar se janë ftuar në dasmën e dyshes së njohur, është Afërdita Dreshaj.

Këngëtarja ka zbuluar ftesën që ka marrë në Instagramin e saj, dhe derisa ka pranuar ftesën shkruan: “Vëllai im po martohet”.

Ndërsa Afërdita është e para që ka zbuluar se çfarë shkruhet saktësisht brenda ftesës së Bleros dhe Afronës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm