Pse Andi nuk dëshiron që Xhuli t’i afrohet Gresës?

By

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Andi duket të mos jetë i lumtur për “afërsinë” e krijuar mes të dashurës së tij Gresës me Xhulin.

Dyshja që dikur nuk gëzonin kurrfarë relacioni, së fundmi janë parë disa herë duke biseduar e gatuar bashkë, e një gjë të tillë duket të mos i pëlqejë Andit.

Ai ka thënë se nuk ka frikë nga inteligjenca e Gresës, veçse nuk i beson aspak Xhulit.

“Përderisa ia ka përmendur çdo femre këtu brenda, kjo më bezdis, jo që Gresa është naive në këtë send, por veç e lejon. Tash me asnjë prej vajzave nuk e qon mirë. S’ia ndaloj askujt mos rri me këtë e mos rri me atë, por mos të bën kinse na e donë të mirën, por nuk i besoj aspak, zero”, ka thënë Andi pos tjerash.

Për më shumë detaje, rreth asaj se çfarë tha Andi rreth raportit të Gresës me Xhulin, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm