E krijoi flamurin e Kosovës në batanije, Vedati shpjegon arsyen se pse?

By

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm Prime të Big Brother VIP Kosova, Vedati ka rrëfyer arsyen se pse e ka prerë batanijen që është shtruar në sallonin e shtëpisë.

Batanija e prerë e që simbolizon flamurin e Kosovës, duket të ketë një histori nga prapa sipas Vedatit.

“Kur kemi qenë në Bllacë, me mijëra qytetarë nuk kemi pasur qebe dhe më ra ndërmend që dikush e ka një qebe të kaltër. Ishte Gresa, iu afrova me një diplomaci dhe e morra, erdha këtu e shtriva. Por, pse? Për ta kujtuar që në këtë qebe shumë fëmijë e shumë nëna kanë dhënë jetën për Kosovë. Lavdi gjaku i krejt dëshmorëve, profesorëve, fëmijëve, gazetarëve e arsimtarëve”, ka thënë Vedati pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Artikuj të ngjashëm