Pse gratë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni?

By

Ekspertët shëndetësorë bëjnë të ditur se gratë kanë luhatje më të mëdha hormonale, prandaj edhe kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga depresioni.

Luhatja më e madhe hormonale te gratë ndodh gjatë menstruacioneve, pra sapo vajzat dhe gratë fillojë periodat, ato kanë luhatje të mëdha të hormoneve seksuale femërore estrogjenit dhe progesteronit, gjatë çdo muaji si pjesë e ciklit menstrual.

Ekspertja e hormoneve, Gabrielle Lichterman, është shprehur se ndjekja e hormoneve nga gratë, e bën më të lehtë menaxhimin me gjendjen e tyre të shëndetit mendor.

“Ndjekja e hormoneve tuaja është një mënyrë për të filluar të ndiheni në kontroll më të mirë të shëndetit tuaj mendor. Të shkruani se si ndiheni, derisa cikli juaj përparon do t’ju ndihmojë të filloni të shihni se si rritja dhe rënia e hormoneve si estrogjeni do t’ju ndihmojë të kuptoni pse mund të ndiheni të dëshpëruar në momente të caktuara”, u shpreh ajo.

Lichterman tutje tregoi se si kjo gjë do t’iu ndihmojë të parashikoni hormonet tuaja, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo do të thotë që ju mund të parashikoni se kur hormonet tuaja do të kenë gjasa të nxisin humor të caktuara, duke përfshirë trishtimin dhe nervozizmin. Do t’ju ndihmojë të dini se ndjenjat e caktuara tuaja mund të jenë vetëm për shkak të hormoneve dhe se këto ndjenja do të kalojnë dhe brenda pak ditësh, duke iu bërë të ndiheni përsëri optimistë”, u shpreh tutje ajo.

Artikuj të ngjashëm