Vëllai i Madh “tronditë” banorët, ky është vendimi i papritur

By

“Vëllai i Madh” ka hapur televotimin për sonte dhe të nominuar janë të gjithë banorët e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova.

Ky nominim i përgjithshëm erdhi si pasojë e thyerjeve të rregullave të shtëpisë, posaçërisht të premten pas spektaklit Prime, ku banorët janë parë duke folur me kode dhe me persona të jashtëm.

“Me rregullat e mia nuk ka shaka. Sjellja juaj kohëve të fundit sidomos pas spektaklit të së premtes, nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Prandaj, sonte do të ketë një eliminim”, u tha pos tjerash në njoftim.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Artikuj të ngjashëm