Mëngjesin e së shtunës Juliana paraqitet shumë entuziaste dhe energjike para kamerës së bashku me Atdheun, një ndër banorët e rinj të shtëpisë. Ajo tregon se ndihet e lumtur me ardhjen e tyre në shtëpi, meqenëse do të ketë dinamika të reja në shtëpi.
Por, ndërkohë që Atdheu po e dëgjon dhe po ha mëngjesin, ajo jep këshilla për shikuesit.
“Kurrë mos u ndërroni për askënd, jetoni jetën si doni, dhe mos lejoni që njerëzit të ndikojnë dhe t’iu qesin nga vetja, sepse ka njerëz që vetëm për këtë qëllim të afrohen. Ju dua të gjithëve që po na ndiqni tash, edhe ata që na kanë shikuar mbramë në Prime”, thotë Juliana.
Ndërkohë, tregon për përshtypjet e mira për Atdheun dhe Brunon që kanë hyrë mbrëmë në shtëpi.
Juliana flet edhe për vështirësitë që pati me sfidën për të mos gatuar për një javë dhe prandaj sot është shumë e lumtur që do të bëjë llokuma.