E akuzuan se prishi një lidhje, Elhaida thyen heshtjen

By

Që prej zyrtarizimit të lidhjes me balerinin Ledjan Agalliaj, shumë është komentuar për Elhaida Danin.

Kjo sepse, mënyra e shpejtë si ndodhi gjithçka bëri që shumëkush ta akuzojë për shkatërrim të lidhjes paraprake të balerinit.

Për këtë pjesë, Elhaida ka vendosur të reagojë.

“E kuptoj që si personazh publik, veprimet dhe zgjedhjet e mia kanë peshë dhe ndikim tek ata që më shikojnë dhe më ndjekin. Jam gjithashtu shumë e vetëdijshme që shumë prej jush më shohin si model frymëzimi. Megjithatë, nga reagimet kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana  të cilat ne i kemi sqaruar para se kjo marrëdhenie të niste. Më besoni nuk kam thyer asnjë kod, qoftë edhe moral. Por nuk jam unë personi që duhet ti sqarojë  mirë për publikun”, është shprehur ajo mes tjerash.

Ndiqeni të plotë në vijim reagimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm