Vdes në moshën 31 vjeçe nipi i Bob Marleyt

By

Familja e legjendës së muzikës, Bob Marley po e përfundon vitin me një lajm tragjik, pasi që nipi i muzikantit të ndjerë, Jo Mersa është ndarë papritur nga jeta.

Jo Mersa, i cili nga vdiq në moshën 31-vjeç, ka qenë po ashtu ndër emrat e lakuar si të suksesshëm në zhanrin e muzikës “reggae”.

Akoma nuk janë zbuluar arsyet dhe rrethanat në të cilat ka vdekur ai, teksa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar ministrja e Kulturës së Xhamajkës, Olivia Grange, në një cicërimë të ndarë në Twitter.

“Nipi i superyllit të Reggae, Bob Marley ka vdekur”, shkroi Grange.

I ndjeri ishte djali i Stephen Marley, një nga 11 fëmijët e Bob Marley, dhe i cili ishte gjithashtu një yll i nderuar në muzikën “reggae”.

Artikuj të ngjashëm