Arta rrëfen një rast të ngacmimit seksual ndaj saj nga roja e shkollës

By

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Arta gjatë natës së sotme ka zbuluar se kur kishte qenë fëmijë, kishte rënë pre e ngacmimit seksual nga një prej anëtarëve të sigurimit të Fakultetit Teknik.

“Ka qenë rojtar në Fakultetin Teknik, që është mbrapa banesave, ku shkonim ose për me i pa dy qifte duke u puthur, ose kemi hyrë në klasa kemi marrë shkumësa për të vizatuar në trotuare. Nëse kam dashur të rrijë me motrën dhe gjeneratën e saj, është dashtë me shku me marrë shkumësa, edhe u dashtë me shku kështu ‘mirëdita apo na i jepni do shkumësa’, një djali të gjatë, kurrë se harroj”, ka thënë Arta.

“Kemi shku tek kabineti i profesorëve, disa dollapë kanë qenë të lartë për mua aso kohe, ai tipi është dashur të më qojë mua hopa, por duke më ‘zhdryp’ poshtë, e kam ndjerë që më ka shtypur, më ka shtrënguar. Kam nisur të lëviz shpejtë dhe i kam dhënë një shkelm e kam ikur tek motrat e mia. Ju kam treguar ato kanë qeshur me këtë”, ka shtuar ajo.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Artikuj të ngjashëm