Sot feston ditëlindjen vajza e reperit të njohur, Mozzik, njëherit edhe mbesa e Getinjos, i cili është banor i shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova.
Getinjo bashkë me të gjithë banorët e tjerë ia kanë uruar ditëlindjen Hanës, duke uruar e kënduar për të, përcjell Klankosova.tv.
“Urimë ditëlindjen Hana, të dua shumë”, është shprehur Getinjo, derisa të gjithë banorët e tjerë kanë duartrokitur.
Ata për Hanën kanë përgatitur edhe një tortë të bukur së cilës i kanë vendosur edhe katër qira, për të simbolizuar moshën e saj.
View this post on Instagram