Roza Lati flet hapur për periudhën e vështirë: “Më prehej oreksi nga stresi”

By

Roza Latit i ka ardhur në maje hunde me faktin se njerëzit e përceptojnë si dikë që ka lindur për qejf dhe nuk ka halle.

Për të treguar edhe anën e vështirë të jetës së saj ajo vendosi të shprehej hapur me një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo shkruan se këta dy muaj ishin shumë të vështirë dhe se ka qarë shumë. Lati ishte nën një presion stresi të madh sa që po i ndikonte në shëndetin e saj fizik dhe atë mendor.

“Per te gjithe ata qe me shkruajne qe kam lindur per qejf, qe e kam ne terezi dhe bla bla bla… Tetori dhe Nentori kane qene dy muajt me te veshtire per mua psikollogjikisht dhe fizikisht. Ti nuk e ke iden sa rrija pa ngrene buke se me prehej oreksi nga stresi. Une qe e manovroj gjendjen e ankthit me meditimin te pemet… as Pemet s’po me benin më derman per ankthin qe s’po me leshonte. Kam qare e qare… nje nate po e nje nate jo…. Por te gjitha keto nuk mund ti shprehesh ne instagram. Se fundja secili ka hallet e veta. Por e rendesishme eshte qe… Puna aty eshte gjithmone. Stresi aty eshte gjithmone. Me cfare ka shkruar Zoti nuk lufton dot. Thjeshte shkeputu. Turn it OFF. Zhduku. Merr veten. Recharge. Trupi jone, truri jone, jane tempulli qe ne nuk e nderrojme dot kurre. Dhe duhet te kujdesemi. Boll me inboxe idjote dhe xhelozie. Shkruaj nje “E Meriton o Roza” dhe jemi ne rregull. Ose nese s’ke koment te mire, mos shkruaj fare. Madje madje, feel free to unfolloë poqese ti vrava syte. Flm. Klm. Rsp”, shkroi ajo në postimin e saj. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Roza Lati (@roza_lati)

Artikuj të ngjashëm