Era Istrefi tashmë njihet për eksperimentet e shumta në pamje. Ngjyrat dhe modelet e ndryshme të flokëve e kanë shoqëruar këngëtaren që prej fillimit të karrierës.
Shpeshherë ka guxuar të provojë edhe gjëra që emra të tjerë të estradës as nuk i kanë kaluar nëpër mendje.
Pamja, siç ka thënë edhe vetë Era, diktohet nga gjendja e brendshme e saj.
E sot, duket se ajo ndihet si një mashkull i pashëm pasi ka postuar një insert të shkurtër në profilin e saj ku shihet me flokët e saj natyrale jo siç jemi mësuar ta shohim shpeshherë.
Se si duket Era me këtë pamje, ju mbetet juve ta vlerësoni vetë. /Prive.al/