Këngëtarja Eleni Foureira dhe futbollisti Alberto Botia janë në pritje të fëmijës së tyre të parë!
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi që ka bërë në llogarinë personale në Instagram, duke pozuar me barkun e fryrë krah partnerit të saj, futbollistit të njohur Alberto Botia.
Thashethemet se ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të parë qarkullonin që në verë, kur ajo anuloi të gjithë turneun e saj veror, por nuk rezervoi asnjë dalje në klub nate për dimër.
Shikoni postimin e saj në Instagram: